Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin A.F., 50 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës vëllain e tij më të vogël.
Mësohet se 50-vjeçari, për motive të dobëta ka goditur me një kosore të vëllain, shtetasin B.F., 45 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”-njofton policia./Opinion.al