Kronikë

Godasin me thikë punonjësin e ujësjellësit, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 06/08/21 |
Opi Nion

Policia e Bulqizës ka bërë të munduar arrestimin e dy personave, pasi janë konfliktuar dhe më pas kanë goditur me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se në pranga kanë rënë shtetasit B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë të Bulqizës, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi).

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas