Aktualitet

Gledis Nano: Nuk kam dhënë dorëheqjen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 29/08/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm për dorëheqjen e Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Lidhur me këtë informacion ka reaguar vetë Nano për “Report Tv”. Sipas kësaj media, Nano është shprehur se nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti që tashmë e mban që nga tetori i vitit 2021.

Ndërkohë, po sipas “Report Tv”,  prej rreth 90 minuta në zyrën e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi ka qenë kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP, ish-SHÇBA) Muhamet Rrumbullaku i cili disa herë është përfolur si personi qe do emërohet në krye të Policisë së Shtetit.

Por, Rrumbullaku e ka mohuar që do marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, në vend të Nanos, duke thënë se nuk është pjesë e Organizatës së Policisë së Shtetit.

Pas