Gledis Nano është emëruar zyrtarisht Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Mësohet se zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka firmosur vendimin për emërimin e tij.
Gledis Nano ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Anti-Terrorit në Policinë e Shtetit.
Ndërkohë ditën e djeshme dha dorëheqjen nga detyra, Ardi Veliu. Veliu bëri me dije se motivi i largimit të tij ishte përkushtimi ndaj familjes, të cilës i kishte munguar në këto 4 vite.