Revista “Glamour” në përvjetorin e 25-të, ka shpallur edhe këtë vit gruan e vitit. Revista prestigjoze ka zgjedhur “Caitlyn Jenner” si “Femra e Vitit”. Që prej verës që lamë pas Caitlyn (dikur i quajtur Bruce), po jeton jetën e saj si një femër, por pavarësisht periudhës së shkurtër, asaj i është dhënë një titull për gjininë e re. Dhe jo titull dosido! Në këtë listë përfshihen gjithashtu edhe aktorja, Reese Witherspoon si dhe stilistja, Victoria Beckham.