Kronikë

Gjysmë e zhveshur buzë përroit, identifikohet viktima shqiptare në Itali  



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:54 - 05/06/22 |
Opi Nion

Mediat italiane kanë publikuar emrin e 35-vjeçares shqiptare që u gjet e pajetë mbrëmjen e shkuar pranë një përroi.

Viktima është Nevila Pjetri, 35-vjeçe e cila sipas  informacioneve, të pa konfirmuara është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë të kalibrit të vogël ose me një instrument me majë të vendosur pas veshit të majtë.

Ngjarja ka ndodhur në provincën La Spezia, ndërsa  gruaja është gjetur gjysmë e zhveshur pranë përroit Parmigliola, në Marinella.

Karabinierët kanë gjetur makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma.

35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009-të ishte arrestuar në Shqipëri për ushtrim prostitucioni./Opinion.al

Pas