Gjysma e viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Evropë, jetonin në azile.
Kështu deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes drejtorit rajonal në Evropë, Hans Kluge.
Kluge tha në në një konferencë për media të enjten se “ka të dhëna shqetësuese” për ata që jetojnë në azile.
“Sipas të dhënave të shteteve nga rajoni evropian, gjysma e atyre që kanë humbur jetën nga sëmundja Covid-19, kanë qenë banorë të azileve. Kjo është një tragjedi njerëzore e paimagjinueshme”, ka thënë mes të tjerash ai.
Si pasojë e koronavirusit deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2.6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur./Opinion.al