Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpinë e tyre, e cila ka qenë në proces legalizimi. Xhaxhai u ndërpreu ujin dhe dritat dhe u kërkoi para.


Vajzat u pajisën me urdhër mbrojtjeje nga xhaxhai dhe e shoqja, dy jetimet, Senada dhe Serena Mullaymeri dhe u kthyen në shtëpi, ku u përballën me dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e gjyshes. E moshuara po u nxirrte jashtë lavatriçen mbesave jetime duke i sharë e kërcënuar pse ato denoncuan.

Vajza: Ça po bën?

Gjyshja: Kollaj, kur më çoni andej-këtej juve.

Vajza: Lëre lavatriçen, mos e lëviz!

Gjyshja: Jo!

Vajza: Mos e lëviz lavatriçen! Mos e lëviz lavatriçen!

Gjyshja: E bëtë hesap, kur vini andej-këtej?

Vajza: Mos e lëviz lavatriçen!

Gjyshja: Po e lëviz, me mua…Jam unë këtu, s’je ti!

Në këto kushte, Senada u paraqit në komisariatin e policisë nr. 5 ku policët i thanë se nuk mund të pajiset me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja.

Polici: Ça problemi ke?

Vajza: Jemi pajisur me një urdhër mbrojtje për xhaxhain dhe nusen e xhaxhait.

Polici: Do të pajisesh?

Vajza: U pajisëm.

Polici: Sot? Po!

Vajza: E morëm atë ditë, erdhëm që ta deklaronin.

Polici: Po!

Vajza: Edhe sapo shkuam te shtëpia, ata nxitën gjyshen për të ardhur poshtë dhe për të na dhunuar.

Polici: Ke paditur dy veta?

Vajza: Po!

Polici: S’ka tjetër emër.

Vajza: Jam edhe unë këtu mbrapa.

Polici: Ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje?

Vajza: Po!

Polici 1: Ndaj xhaxhait dhe ndaj…? Nuses së xhaxhait!

Vajza: Po!

Polici: Po ça ka ndodhur?

Vajza: Sa shkova në shtëpi unë…

Polici: Tha me gjyshen? Ti tani, nuk mund të bëjmë urdhër mbrojtje dhe për gjyshen. Nuk bëhet ajo, je pajisur me të.

Vajza: Po ajo erdhi na…

Polici 3: A të tha dhe shefi, duro? Nuk bëhet urdhri i mbrojtjes se aty e ke marrë njëherë.

Polici: Ti je pajisur. Ti, si mund të bëjmë urdhër mbrojtjeje për gjyshen?

Vajza: Po unë tani kam frikë të shkoj në shtëpi, mos më bën gjë ajo.

Polici 3: Tani i bie të hedhësh poshtë atë, të marrësh ndaj gjyshes, se kështu tjetër nuk e merr dot më.

Polici: Të rrëzohet kjo o shoku, se ti je pajisur sot me urdhër mbrojtje, 31.05 je pajis. Si do t’i themi tani, hajde të bëjmë për gjyshen tani? Se s’është hë…

Vajza: Po si t’ia bëj unë tani?

Polici: Ça të them unë tani?! Po s’ke ç’t’i thuash avokatit, tashi ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje. Tani hajde ta marrim edhe për gjyshen. 

Vajza: Po ça të bëj unë? E nxisin ata gjyshen për të ardhur se ajo rri në kat të dytë…

Polici: E marr vesh, e marr vesh se e nxisin ata, po… Ti ik te shtëpia, në qoftë se të shqetësojnë, bjeri 112-ës dhe të vjen patrulla aty!

Vajza: Po ajo më shqetësoi tani. Unë kam frikë të shkoj.

Polici: Ç’ia fut kot! Më dëgjo, çfarë po të them. Më dëgjo vëllain tënd! Shko te shtëpia, në qoftë se gjyshja e sheh që ashtu, bjeri 112-ës, vjen patrulla aty, i thotë, ça ke me gocën, apo do të të çoj brenda, se goca është pajisur me urdhër mbrojtje zonjë. Mos iu afroni gocës, fare! Në qoftë se gjyshja të fillon ndonjë fjalë, bjeri 112-ës!

Polici: Shumë bukur! Po të erdhi gjyshja aty se gjyshen shihe si me stil ti, po filloi prapë, 112 dhe vij aty. Tani si të vijë patrulla, po na i solli që na i bie këtu, do i bëjmë një… do i themi gjyshes, rri urtë, lëre, se do të pajisim, do ta pajisim gocën me urdhër mbrojtje, që mos t’i afrohesh gocës fare, se është plakë e vjetër ajo.

Vajza: Mirë!

Polici: Kështu funksionon!

Vajza pretendon se nuk është lejuar të dalë nga ambientet e policisë, kur është ndjerë keq dhe ka filluar të qajë. Ajo shprehet se punonjësi i policisë i ka bërtitur duke bërë që të ndërhyjë psikologu. Pasi u kryen veprimet në polici, gjyshja është filmuar duke nxjerrë sërish lavatriçen jashtë në orën 3 të mëngjesit. Sot Serena dhe Senada iu drejtuan edhe njëherë gjykatës për pajisjen me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT