Është zbuluar identiteti i 20-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ai është Enjo Saliaj, djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga vjehrri i tij Mexhit Picari, në qershor të vitit 2021.
Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasjesh mes çiftit, Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj.
Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, për vrasje në bashkëpunim, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.
Sipas informacioneve, Enjo Saliaj u përplas nga një makinë në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.
Ai u transportua në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.