InstaBIZ

Gjyshe me buzëkuq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 16/11/15 |
root

Ato janë padyshim gra të realizuara në karrierën e tyre, por nga ana tjetër janë të lumturisht të lumtura edhe përsa i përket jetës së tyre personale. Emra të njohur të artit shqiptar dhe jo vetëm, janë bërë gjyshe duke iu gëzuar kështu “mjaltit të mjaltit”, mbesave dhe nipërve të tyre. Por duke rrëzuar në të njëjtën kohë edhe klishet e gjysheve tradicionale. Por cilat janë ato gjyshe që nuk e tregojnë fare moshën dhe që janë ende në top formë:

Rajmonda Bulku

Aktorja sharmante e skenës shqiptare, është një gjyshe shumë e bukur që vitet për të kanë stopuar.  Ish deputetja e PD-së, duket shumë e re dhe në formë perfekte fizike.

Untitled-132

Albërie Hadërgjonaj

Elektra është e mbesa e vogël që i ka bërë më të bukura ditët e Albërie Hadërgjonaj. Vajza e saj e madhe Agnesa, ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, duke e bërë Albërien për herë të parë gjyshe. Përveç angazhimeve artistike, Albëria gjen padyshim kohë për të shëtitur me Elektrën e vogël.

albs978658-3576445

Marjana Kondi

E ndërsa Albërie Hadërgjonaj është gëzuar me një mbesë, aktorja e humorit pritet të bëhet së shpejti gjyshe e një mbese. Edhe Marjana duket në formë të shkëlqyer dhe vazhdon me projektet e saj në teatër. Ajo vitin e kaluar ishte pjesë e kastit të Dance With Me.

marjana-2

Rubena Moisiu

Ajo ka përcjellë gjithnjë shumë pozitivitet teksa ka pritur shumë foshnje kur kanë ardhur në jetë, por është shprehur shumë herë më e lumtur kur ka ardhur marrë në krahë mbesën e saj, Sofi. Rubena Moisiu drejtorja e maternitetit, Koço Gliozheni është nga ato gjyshet aktive që nuk di të ndalet.

11

Suzana Mushkolaj

Përveçse është një nga fotografet më të njohura në Kosovë, ajo është e njohur edhe si nëna e një prej këngëtareve më të mira të showbiz-it, Argjentina Ramosaj. Suzana Mushkolaj, komentohet shpesh në media për elegancën dhe sharmin që e karakterizon. Por vetëm pak muaj më parë ajo është bërë gjyshe e një nipi të vogël, me emrin Noah. Megjithatë kur sheh këto foto të saj, jemi të bindur që edhe 20 vjeçaret e kanë zili.

1312

Suzana Istrefi

Pak kush e di që nëna e motrave Istrefi, Suzana ka qenë këngëtare andaj Nora dhe Era e kanë talentin të trashëguar prej saj. Ndonëse kanë kaluar vite nga koha kur ajo nuk është ngjitur në skenë, Suzana duket perfekte. Nora e ka gëzuar me një mbesë, siç është Renee.

31895

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas