Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarja Margjeka kërkon të shoqërojë vajzën te mjeku, SPAK nuk e miraton

2020/09/18 at 10:07 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtarja Margjeka kërkon të shoqërojë vajzën te mjeku, SPAK nuk e miraton

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet se është pjesë e një skeme korrupsioni ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar vajzën e saj.


Në kërkesën e saj drejtuar prokurores Enkelejda Millonai, Margjeka shkruan se gjatë kohës që ndodhet në arrest shtëpie, vajza e saj tre vjeçare ka patur një hemorragji në hundë. mjeku i lagjes ka udhëzuar që fëmijë të vizitohet pranë specialistit përkatës.

Gjyqtarja me këtë rast ka kërkuar leje për të shoqëruar vajzën se saj tek mjeku pasi siç shkruan ajo “nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë” duke qenë se burri i saj ndodhet në paraburgim.

“Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza jonë tre vjeçare ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhur në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”, thuhet në shkresë.

Në përgjigje, Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka dyshohet se nëpërmjet burrit të saj, Arben Cara, ka marrë 6 mijë euro për të lehtësuar masën e sigurisë të një arrestuari duke e lënë të lirë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

11 Dhjetor, 2025 5:56 pm
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

11 Dhjetor, 2025 5:51 pm
Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Para
Cikloni “Ianos” godet Greqinë, shkatërrime dhe përmbytje në disa ishuj

Cikloni "Ianos" godet Greqinë, shkatërrime dhe përmbytje në disa ishuj

Minsk, kundër 26 viteve pushtet të Lukashenkos mijëra vetë në shesh

Bjellorusia i kufizoi popullit internetin,reagojnë SHBA dhe vende të tjera

Guvernatori Sejko takim me misionin e FMN:Ekonomia nis rimëkëmbjen në 2021

Guvernatori Sejko takim me misionin e FMN:Ekonomia nis rimëkëmbjen në 2021
















TE FUNDIT

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
11 Dhjetor, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
11 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK-ut. Me anë të një postimi...

Lexo më shumë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
11 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com