Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarja e Tafilit liron një tjetër të dënuar, i akuzuar për vrasje dhe përdhunime  

2017/11/09 at 12:48 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrahin dhe masakrojnë të burgosurin, arrestohen 4 gardianë të burgut të Peqinit 

Ilir  Paja është liruar sot nga gjykata e Krujës, teksa i kishte mbetur edhe një vit nga vuajtja e dënimit. Mesohet se vendimi per Pajen, eshte dhene nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila liroi pak dite me pare Genc Tafilin duke ngritur diskutime dhe polemika në opinionin publik.


Personazhi i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane ishte dënuar me 6 vjet burg nga gjykata shqiptare si fajtor i “plagosjes së rëndë me dashje” të një polici, gjatë operacionit për arrestimin e tij, në mars 2008, në Tiranë.

Prokuroria për Krimet e Rënda i kishte kërkuar gjykatës dënimin e të pandehurit Ilir Paja me 25 vjet burg dhe 3 milionë lekë gjobë, por përshkak të zbatimit të gjykimit të shkurtuar në Gjykatën për Krimet e Rënda e uljes që përftohet prej tij, përfundimisht prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me 16 vjet e 8 muaj heqje lirie dhe 2 milionë lekë gjobë.

Sipas organit të akuzës, Paja akuzohej për disa vepra penale të kryera në territorin italian, mes të cilave edhe “vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Dosja në fjalë është plotësuar me materiale dhe prova të mbërritura me letërporosi nga ana e autoriteteve italiane të hetimit. U mësua se në dosje ndodhen procesverbalet e marrjes në pyetje të 19 personave në Itali, si edhe provat e mbledhura nga hetuesit italianë, në lidhje me ngjarjet e shënuara nga Paja në një hark kohor prej tri ditësh. Referuar kërkesës për gjykim, të depozituar më 15 korrik në Gjykatën për Krimet e Rënda, veprat penale për të cilat dyshohet të jenë kryer nga Paja, janë regjistruar në datat 2, 3 dhe 4 shtator 2006 në Milano, Itali.

Bëhet fjalë për kohën ndërmjet arratisjes së tij të parë të qershorit 2006 nga paraburgimi i Perugia-s dhe deri në arrestimin e tij të dytë, më 4 shtator 2006. Sipas organit të akuzës në këtë periudhë, Paja dyshohet të jetë autori i vrasjes së një shtetasi nga Ekuadori dhe plagosjes së një tjetri, pas një grindjeje që kishte për motiv ngacmimin e një femre ekuadoriane, në kohën që ajo ishte me bashkëshortin e saj.

Referuar hetimeve, Paja kishte qëlluar me pistoletë dhe ka plagosur shtetasit Gonzalo Ramirez dhe plagosur Enrike Erelana, ndërsa i pari ka ndërruar jetë një ditë më pas. Një tjetër  episod i rëndë, sipas akuzës, ishte ai i dhunimit seksual të një 19-vjeçareje rumune.

IRANE – Skeda kriminale e Ilir Pajës, të paktën sipas akuzave penale që i janë adresuar atij, duket e pasur me bëma sa të guximshme e të rrezikshme aq edhe ekstreme. Akuza më e rëndë ndaj tij është ajo që lidhet me një vrasje të ndodhur në vitin 2003, kur Ilir Paja akuzohet se ka vrarë në mënyrë makabre një shtetas shqiptar. Krimi ka ndodhur në një parkim automjetesh në qytezën Duisburg të Gjermanisë, ndërsa shkak për vrasjen dyshohet se ka qenë fakti se viktima kishte hyrë në zonën e trafikut të prostitutave, që shfrytëzohej nga Ilir Paja.

Ai iku nga Gjermania menjëherë pas krimit për t’u prangosur në Itali, ku gjithsesi qëndroi për pak kohë në burg, pasi u arratis nga qelitë e burgut të Peruxhias falë një skenari spektakolar. Në 11 qershor të vitit 2006, Ilir Paja iku nga kati i tretë i burgut me anë të çarçafëve të lidhur në njëri-tjetrin dhe më pas kërkimet e policisë dështuan për shumë kohë në kapjen e tij. Pas kësaj Ilir Paja u bë person i shumëkërkuar dhe u vu në pranga, por përsëri u arratis në kohën që me ambulancë po transferohej nga njëri burg në tjetrin, duke përfituar edhe nga mungesa e vëmendjes nga punonjësit që po e shoqëronin. Akuzat penale të adresuara ndaj Ilir Pajës në Itali dhe Gjermani fillonin me vrasje, trafik droge, vjedhjet e vilave, rrëmbim personi, dhunë seksuale e deri te shfrytëzim prostitucioni.

 

 

 

Etiketa: arratisjaBURGUenekelejda hoxhagjykata e krujesilir pajalirimi


Ju sugjerojmë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
Bota

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

11 Shtator, 2025 6:31 pm
Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
Rajoni

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

11 Shtator, 2025 6:10 pm
Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
Kronikë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

11 Shtator, 2025 5:19 pm
Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
Bota

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

11 Shtator, 2025 5:05 pm
SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
Bota

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori

11 Shtator, 2025 5:00 pm
Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës
Aktualitet

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

11 Shtator, 2025 4:15 pm
Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…
Politikë

Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…

11 Shtator, 2025 4:09 pm
6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

11 Shtator, 2025 4:04 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

11 Shtator, 2025 3:41 pm
Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie
Kryesore

Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie

11 Shtator, 2025 2:52 pm
Para
Kjo është arsyeja e vetme që Selena i dha Justin një shans të dytë

Kjo është arsyeja e vetme që Selena i dha Justin një shans të dytë

Ish-kryeministri Berisha zbulon 4 arsyet pse u fiken kamerat në ngjarjen e Elbasanit

Berisha për Ramën: Ikën si djalli nga temjani

Debati për puset e ujit/ Rama: Eshtë pasuri kombëtare. Ujin e kujt po merr, të gjyshit?

Rama zbulon emrin e këshilltarit të tij joshqiptar: Eshtë kaq i mirë me mua
















TE FUNDIT

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
11 Shtator, 2025

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët...

Lexo më shumë

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
11 Shtator, 2025

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,...

Lexo më shumë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
11 Shtator, 2025

Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të...

Lexo më shumë

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
11 Shtator, 2025

Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com