Dy studentë i shpëtuan burgut për trajtimin e lëndëve narkotike pasi një gjyqtar u impresionua nga drejtshkrimi dhe gramatika e tyre në mesazhet tekst në telefona.
Luka Rance, 19 vjeç, bleu kanabis në masë dhe ia shiti atë të riut tjetër, Brandon Kerrison, 21 vjeç, i cili e shpërndante më pas tek konsumatorët në gjithë Gower, u tha në Gjykatën e Swansea të Britanisë.
Çifti u arrestua jashtë bibliotekës së qytetit më 17 dhjetor 2017 pasi oficerët nuhatën praninë e drogës.
Rance u gjet me shtatë çanta kanabist, si dhe një sasi të vogël të kokaine. Kerrison kishte dy çanta me bimën narkotike.
Një kërkim i mëvonshëm i dhomave të të pandehurve zbuloi një sasi kanabisi me vlerë mbi 1200 paund në dhomën e Rance.
Policia shqyrtoi mesazhet e telefonave celularë të palëve dhe gjykatësi David Hale vuri në dukje se “gramatika dhe pikësimi” i përsosur ishte i një standardi më të lartë se zakonisht i përdorur nga tregtarët.
Gjykata dëgjoi nga Kerrison do të fillonte një kurs punën në ndërtim, ndërsa i riu tjetër, tha se do të fillonte punën për t’u diplomuar.
Të dy e pranuan akuzat për drogën, ndërsa asnjëri nuk kishte precedentë të mëparshëm.