Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Sokol Binaj është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
I njohur si gjyqtari që ka shqyrtuar dosje të rëndësishme si ajo e Izet Haxhisë dhe Saimir Tahirit, Binaj kaloi procesin e vettingut pas filtrimit në tre komponentë, pastërtia e figurës, pasurisë dhe aspekti profesional.
Sokol Binaj është një nga gjyqtarët që u tërhoq nga gjykimi i grupit të ‘Shullazit’ dhe për këtë ai nuk ka dhënë ende arsyet e tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë makina e bashkëshortes së tij u gjet e djegur poshtë shtëpisë./ Opinion.al