Drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra gjatë emisionit “Opinion” ka bërë publike të tjera detaje nga afera seksuale e gjyqtarit Guximtar Boçi.
Kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci është regjistruar duke i kërkuar favor seksual një gruaje duke i ofruar si shkëmbim favorizimin e saj në një çështje gjyqësore për çështje prone.
Por, gjatë përgjimit 1 orë e gjysmë, sipas Saimir Kodrës, rezulton se gjyqtari gjithashtu i ka kërkuar favor seksual dhe psikologes së gjykatës.