Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtari dënon qytetarin për mosjustifikim pasurie, por bllokon pronat e të tjerëve

2023/07/11 at 9:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjyqtari dënon qytetarin për mosjustifikim pasurie, por bllokon pronat e të tjerëve

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Vlorës për rastin e Bebeka Xhaxho, e cila ankohet se prokurori Albert Kuliçi dhe gjyqtari Hektor Sinanaj kanë marrë vendimin që djali i saj të vuajë 5 vjet burg, pasi nuk justifikon dy dyqane me vlerë 85 000 Euro.


Por si është historia? Gjithcka nis në vitin 2017 kur prokurori Kuliçi dyshoi se pasuritë e familjes Xhaxho ishin siguruar nga veprimtaria kriminale e djalit në shtetin grek që shumë vite më parë.

Djali, për shkak të përfshirjes në aktivitete të paligjshme u dënua dhe vuajti një dënim prej 2 vjet e gjysmë në Greqi. Për këtë shkak, prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurive të familjarëve të tij pas shumë vitesh. Në 2020 pasuritë u vunë në sekuestro.

Në 2023-shin, me vendim të gjyqtarit Hektor Sinanaj, Shkalla e Parë Vlorë, hoqi sekuestrot për të gjitha pasuritë e tjera, pasi u vërtetua se ishin siguruar nga burime të ligjshme, por la në sekuestro vetëm 2 dyqane dhe 5 vjet burg për djalin, për shkak të mosjustifikimit të tyre.

Dy dyqanet në fjalë, janë porositur vërtet nga familja Xhaxho në vitin 2006 me anë të një kontrate kapari  me ndërtuesin, por nuk u blenë kurrë. Madje,në Kadastër ato u përkasin 2 personave të tjerë, për të cilët janë kryer kontratat përkatëse të shitblerjes.

Denoncuesja: Jam jashtëzakonisht e shqetësuar, ky problem ka të bëjë me një gjykim të Gjykatës së Vlorës që unë e konsideroj 100 për qind të padrejtë. Bën fjalë për djalin tim i cili në vitit 1999, duke qenë në emigrim ne, për një shkelje ligjore që bëri, u dënua 5 vjet. Nga këto 5 vjet, bëri 2 vite e gjysëm. Tani, në viti 2017, Prokuroria e Shkallës së Parë Vlorë na thërret dhe na thotë që ju kemi vënë nën sekuestro komplet pasurinë tuaj pasi ju duhet që t’i justifikoni pasuritë tuaja. Në 2020-ën na thirrën në prokurori. Prokuroria hapi dosjen dhe vajtëm dhe u ankuam tek prokurori dhe nuk na priti që ta na gjykonte. Jam duke folur për prokurorin Albert Kuliçi, m’u duk shumë arrogant. Në 2020-ën nisën seancat gjyqësore, janë bërë gjithsej 22 seanca. Një hyrje e kemi këtu tek “Xhogla”, 77 metra katrorë, dhomë e kuzhinë, një hyrje është e vajzës 77 metër katrorë dhomë e kuzhinë, kemi një ndërtesë në Nartë që e ka fituar burri nga reforma, 400 metra tokë dhe një shtëpi në Tiranë. Në fund u vërtetua se që 8 këto pasuri, 6 pasuri na u liruan komplet, iu vë sekuestroja.

Gazetari: 2 prej pasurive janë 2 njësi tregtare, këto 2 dyqanet në zonën e Lungomares.

Denoncuesja: Këto 2 dyqne figurojnë të sekuestruar dhe të konfiskuar, gjasme djali im ka bërë pastrim të produktit të veprës penale. Kur blemë këto hyrjet në vitin 2006 thamë se mbase i plotësojmë dhe prenotuam me kontratë kapari të dy këto dyqanet duke paguar pronarit të pallatit 1 mijë Euro si kapar që ky t’i mbante. Ne do të ishim blerësit e ardhshëm. Ne nuk e realizuam sepse nuk kishim para. Tani, a ka mundësi që në 85 mijë Euro që bën vlera e këtyre 2 dyqaneve, unë me 1 mijë Euro, unë ta realizoj blerjen? Pse në kontratat e tjera që kam blerë shtëpitë thotë “u ble”. Kur se unë me kapar, si e blej unë këtë? Prokurorit i kërkonim që ta verifikonte vetë se kujt i përkisnin këto dyqane.

“Stop” arrin të kontaktojë me gjyqtarin Sinanaj, por ky i fundit, nuk jep shpjegime për çështjen.

Gazetari: Z.gjyqtar! Si jeni? Mirë? Z.Sinanaj, a mund t’ju pyes për problemin e zonjës Bebeka, ju lutem?

Hektor Sinanaj, gjyqtar: S’kam kohë, se do vete në gjyq.

Gazetari: Tani, për respektin tonë! Ju keni marrë një vendim në datën 11 Janar 2023.

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Po!

Gazetari: I keni parë ju, kontratat?

Hektor Sinanaj, gjyqtar: S’jam zëdhënësi i gjykatës, unë.

Gazetari: Tani, një informacion, edhe moralisht, por edhe pse keni një detyrë kaq të rëndësishme, ju duhet ta jepni, z.Sinanaj. Pse keni marrë një vendim të tillë, duke sekuestruar dy dyqane, që nuk janë të sajat? Keni marrë parasysh, që ka kontratë shitblerje dhe u takojnë personave të tjerë?

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Këto janë presione, që i bëni gjykatës dhe janë të dënueshme.

Gazetari: Pse? Jo, unë po kërkoj informacion. Po kërkoj një informacion!

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Mësoni njëherë, para se…

Gazetari: Unë kërkoj informacion. Detyra ime është, të kërkoj informacion. Se çfarë thoni ju pastaj…

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Po bëni gabime. Po penalizoni veten tuaj.Këto quhen presione. Gjykatësi nuk flet! Flet vetëm me vendim!

Gazetari: Zotëri, unë shikoj vendimin tuaj. Nuk kam ardhur personalisht. Unë jam gazetar i emisionit “Stop”. Pyetja ime është: A e keni marrë parasysh, se të kujt janë këta dy dyqane?

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Mësoni normat!

Gazetari: I keni marrë parasysh dhe nëse nuk i keni marrë parasysh, atëherë pse keni marrë këtë vendim?

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Ik tani, se kam gjyq!

Gazetari: Zonja ju ka sjellë dy vërtetime…

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Ik, se do mbani përgjegjësi!

Gazetari: Po çfarë përgjegjësie? E drejta e informimit më lejon…

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Ik te zëdhënësi i gjykatës!

Gazetari: Zotëri, të lutem! Tonin, mos e ngri me ne, sepse emisioni “Stop” kërkon një informacion, të lutem!

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Kam respekt për emisionin.

Gazetari: Edhe ne kemi respekt për figurën e gjyqtarit.

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Juve, që nuk keni kulturë juridike…

Gazetari: Unë kam kulturë të pyes. Unë po bëj profesionin e gazetarit dhe kërkoj informacion. Kjo është detyra ime. Se çfarë thoni ju pastaj, është e drejta juaj.

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Po i bëni presion gjykatës.

Gazetari: Zotëri, keni marrrë një vendim dhe unë pretendoj, që ju nuk keni parë…

Hektor Sinanaj, gjyqtar: Kanë avokatë ata…

Gazetari: Po, patjetër! Po m’u përgjigj, të lutem! Zoti Sinanaj! Zoti Sinanaj, të lutem!

Sporteli: Të lutem, të lutem! Jemi miq e shokë.

Gazetari: Tani, miq e shokë jemi dhe unë po bëj detyrën time, kështu që…gjithsesi, kjo ishte edhe përgjigja e gjyqtarit, z.Hektor Sinanaj, lidhur me këtë proces, të nderuar miq./tvklan.al



Ju sugjerojmë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Para
Samiti i NATO-s: Aleatët refuzojnë t’i japin Ukrainës një afat kohor për anëtarësimin

Samiti i NATO-s: Aleatët refuzojnë t'i japin Ukrainës një afat kohor për anëtarësimin

Kontrolli në banesën e bashkëjetueses, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ahmetajt

“Ahmetaj u largua nga kufiri tokësorë”, VOA: Preu një biletë online për në Itali, por...

Ish-komandanti i marinës ruse qëllohet për vdekje teksa vraponte

Ish-komandanti i marinës ruse qëllohet për vdekje teksa vraponte
















TE FUNDIT

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com