Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarët e Dajtit, njëri nuk gjendet. Misteret e aksionit

2019/02/15 at 3:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtarët e Dajtit, njëri nuk gjendet. Misteret e aksionit

Operacioni i policisë për kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që favorizuan Dritan Dajtin është plot mistere, pasi zyrtarisht policia ka dhënë pak detaje. Shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini dhe Petrit Aliaj u kontrolluan gjatë kësaj të premteje nga grupi operacional special. Gjyqtari Petrit Aliaj mësohet se nuk gjendet në Sarandë, por është larguar drejt Greqisë.


Gjyqtari tjetër i Apelit Vlorë, Skënder Damini ka shtëpi edhe në Vlorë, e cila është kontrolluar nga forca të shumta të policisë. Banesa ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kontrolli i saj u krye në prani të djalit të gjyqtarit, në kohën që gjyqtari ndërkohë gjendej në Tiranë, në banesën tjetër. Në shtëpinë e këtij të fundit në kryeqytet, policia gjeti një sasi municionesh luftarake pa leje të autoriteteve, si dhe një vlerë monetare prej rreth 17 mijë eurosh të vendosura në sirtarin e rrobave, në të brendshme. Gjyqtari Damini u shoqërua në polici dhe më tej u i lirë pas disa orëve marrje në pyetje.

Po ashtu që në orët e para të mëngjesit, Policia e Lezhës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda ushtruan kontrolle në banesën e gjykatësit Aleks Nikolli. Burimet bëjnë me dije se gjykatësit Nikolli nuk i është gjetur asgjë e paligjshme.

Vendimi në favor të vrasësit të katër efektivëve të policisë u quajt nga kryeministri Edi Rama një akt kriminal, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

LEXO EDHE: Çështja Dajti/ Rama: Koha e të paprekshmëve ka mbaruar!

Etiketa: Aleks Nikollidritan dajtiPetrit AliajSkender Damini


Ju sugjerojmë

Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

24 Qershor, 2025 5:41 pm
Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Para

Kamionët me mbi 1 ton kanabis, policia arreston katër persona

Barcelona rinovon kontratën e trajnerit Valverde

Barcelona rinovon kontratën e trajnerit Valverde

Pa punë, në varfëri, pa shpresë… Pse duan të ikin shqiptarët

Pa punë, në varfëri, pa shpresë... Pse duan të ikin shqiptarët
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
24 Qershor, 2025

Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile tha se 46 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit,...

Lexo më shumë

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran
24 Qershor, 2025

Pas 12 ditësh përplasjesh të ashpra me Izraelin, Irani ka vendosur të rihapë pjesërisht hapësirën e tij ajrore. Lajmi u...

Lexo më shumë

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur
24 Qershor, 2025

Një sulm raketor rus në rajonin e Dnipropetrovskut në Ukrainën juglindore i mori jetën të paktën 15 personave, plagosi disa...

Lexo më shumë

5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit

5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit
24 Qershor, 2025

Organet greke të Shërbimit të Inteligjencës po vazhdojnë me intensitet hetimet ndaj një 26 vjeçari me pasaportë polake dhe origjinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com