Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarët dhe Prokurorët e ‘SPAK’ do të përgjohen 24 orë nga një strukturë kundërzbulimi

2016/08/22 at 10:14 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

Gjyqtarët dhe prokurorët e strukturës antikorrupsion, që do të luftojnë këtë fenomen në nivele të larta të shtetit, do të kontrollohen 24 orë nga një strukturë kundërzbulimi e brendshme.


Në projektligjin për “organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” është parashikuar një strukturë e brendshme, që do të përgjojë bisedat telefonike të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Personi i autorizuar për të përgjuar do të jetë pjesëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Drejtori i Byrosë, kryetari i Gjykatës së kundër korrupsionit dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të zgjedhin me short oficerin përgjegjës për mbikëqyrjen. Oficeri i mbikëqyrjes do të ketë një mandat gjashtëmujor dhe mund të zgjidhet në këtë detyrë dhe dy herë në vit.

“Oficeri përgjegjës kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe oficerëve të Shërbimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera hetimore apo administrative”, thuhet në nenin 44 të projektligjit.

INFORMACIONET

Për çdo rast që oficeri i mbikëqyrjes dyshon se prokurorët dhe gjyqtarët janë të përfshirë në vepra korruptive vë në dijeni prokurorin e posaçëm. Në rast se dyshon se prokurori i posaçëm është i përfshirë, atëherë i lind e drejta të njoftojë prokurorët e tjerë. Oficeri i mbikëqyrjes do të përgjojë dhe të afërmit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, të cilët do të japim pëlqimin për të qenë nën kontroll.

Po ashtu, listës së personave nën survejim mund t’i shtohen dhe të afërmit e gjyqtarëve, të cilët dyshohet se janë pjesë e akteve korruptive. Informacionet e përgjuara dhe shënimet me ligj duhet të shkatërrohen brenda 3 ditëve, por me një urdhër prokurori ato mund të cilëson si prova.

“Një prokuror i posaçëm urdhëron me shkrim, apo gjykatë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar merr vendim me shkrim për ruajtjen e regjistrimeve që mund të ngrenë një dyshim të arsyeshëm për një aktivitet të papërshtatshëm apo kriminal”, thuhet në projektligj.

PËRGJIMET

Në projektligjin e funksionimit të strukturave antikorrupsion, i hiqet dhe ekskluziviteti që ka kryeprokurori për të dhënë autorizime për të përgjuar. Më këtë ligj autorizohet Byroja Kombëtare e Hetimit për të ekzekutuar urdhrat për përgjim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe nga gjykatat antikorrupsion.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është institucioni që ekzekuton urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të autorizuara nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe që ushtron detyra të tjera të parashikuara në nenin 44, paragrafët 3 dhe 5, si dhe ka kapacitetet e veta për t’i kryer detyrat si më sipër”, thuhet në nenin 45 të projektligjit./ PANORAMA

Etiketa: gjyqtarekunderzbulimiPërgjimePROKUROREspakstrukture


Ju sugjerojmë

(VIDEO)/ I vuri tritol lokalit në Tiranë, arrestohet 46 vjeçari
Kronikë

(VIDEO)/ I vuri tritol lokalit në Tiranë, arrestohet 46 vjeçari

30 Korrik, 2025 10:56 am
“Çmime të ulëta”, Independent: Shqipëria, destinacioni perfekt për aventura
Aktualitet

“Çmime të ulëta”, Independent: Shqipëria, destinacioni perfekt për aventura

30 Korrik, 2025 10:53 am
(VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm
Aktualitet

(VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm

30 Korrik, 2025 10:43 am
Gaza/ Figura të njohura izraelite kërkojnë sanksione ndërkombëtare ndaj Izraelit
Bota

Gaza/ Figura të njohura izraelite kërkojnë sanksione ndërkombëtare ndaj Izraelit

30 Korrik, 2025 10:19 am
Tërmeti goditi Rusinë, Hawaii shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të cunamit
Bota

Tërmeti goditi Rusinë, Hawaii shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të cunamit

30 Korrik, 2025 10:06 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër zjarri aktive në të gjithë vendin

30 Korrik, 2025 10:02 am
The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova
-Kulturë

The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova

30 Korrik, 2025 10:00 am
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
Bota

Lufta në Ukrainë/ A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

30 Korrik, 2025 9:41 am
Gjermani/ Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën dy persona
Bota

Gjermani/ Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën dy persona

30 Korrik, 2025 9:37 am
Ballkani në flakë/ Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh
Bota

Ballkani në flakë/ Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

30 Korrik, 2025 9:33 am
Para
Fotot/ Atentati te Rruga e Kavajës, ja kush është Nelgert Pata dhe ç’shkruanin mediat norvegjeze për lidhjet e tij me prostitucionin

Fotot/ Atentati te Rruga e Kavajës, ja kush është Nelgert Pata dhe ç'shkruanin mediat norvegjeze për lidhjet e tij me prostitucionin

Akuza: Soros ka në plan falimentimin ekonomik të Shqipërisë 

Reforma kushtetuese: ideuar, konceptuar, planifikuar dhe zbatuar e gjitha nga Soros

Fotot/ Kim Kardashian godet sërish, “hot” dhe pa turp

Fotot/ Kim Kardashian godet sërish, "hot" dhe pa turp

Please login to join discussion















TE FUNDIT

(VIDEO)/ I vuri tritol lokalit në Tiranë, arrestohet 46 vjeçari

(VIDEO)/ I vuri tritol lokalit në Tiranë, arrestohet 46 vjeçari
30 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka dokumentuar ngjarjen e ndodhur me datë 18.07.2025 në Rrugën e Durrësit ku u vendos një sasi...

Lexo më shumë

“Çmime të ulëta”, Independent: Shqipëria, destinacioni perfekt për aventura

“Çmime të ulëta”, Independent: Shqipëria, destinacioni perfekt për aventura
30 Korrik, 2025

“Independent”, në një artikull ku u sugjeron lexuesve destinacione për pushime verore, rendit Shqipërinë si vendin e duhur për aventura....

Lexo më shumë

(VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm

(VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm
30 Korrik, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri...

Lexo më shumë

Gaza/ Figura të njohura izraelite kërkojnë sanksione ndërkombëtare ndaj Izraelit

Gaza/ Figura të njohura izraelite kërkojnë sanksione ndërkombëtare ndaj Izraelit
30 Korrik, 2025

Një grup prej 31 personalitetesh të njohura publike izraelite përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com