Në seancën që po mbahet sot në Gjykatën e Apelit për vulën e PD, të pranishëm janë dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve.
Mësohet se përfaqësuesit e ambasadës janë paraqitur në sallën e gjykatës për të monitoruar nga afër procesin e marrjes së vendimit për vulën e Partisë Demokratike.
Gjatë seancës përfaqësuesi i grupimit të Berishës, Ivi Kaso, kërkoi paraprakisht që Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. “Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha Kaso.
Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i Alibeaj, Indrit Sefa është shprehur: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në kete faze proceduriale. Gjykata duhet ti shqyrtoje te gjitha elememtet ne teresine e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritet juridik dhe duhet te kete prokure te posaçme. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës, edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit.