Lulzim Basha i është përgjigjur edhe njëherë akuzën për shmangie të hetimeve për rrugën e Kombit Durrës-Kukës, ku është folur shpesh se prej tij është përdorur një raport mjekësor për t’iu shmangur afateve të vendosura për gjykimin në Gjykatën e Lartë që çuan në mbylljen e gjyqit. “Hera e fundit që kam marrë raport ka qenë në gjimnaz. Kush të ka thënë ty që kam paraqitur raport, të ka gënjyer. Unë jam i ndryshëm nga Rama. Jam i gatshëm për çdo akuzë”, iu drejtua Basha, analistit Lorenc Vangjeli