Pas dëshmive të ish-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin dhe dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams, në bankën e dëshmitarit, sot në Gjykatën Speciale të Hagës do të ulet dëshmitari i tretë.
Bëhet fjalë për diplomatin britanik John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të dëshmuar mbi kohën e luftës në Kosovë.
Diplomati britanik ka qenë i ngarkuar me punë përgjatë viteve 1992-1993 nga Mbretëria e Bashkuar si Këshilltar politik i Britanisë pranë kreut ushtarak të NATO-s gjatë konfliktit e më pas anëtar i delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në NATO nga vitet 1993-1996.
Gjithsej në gjyqin që po zhvillohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, janë thithurr për të dëshmuar 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten në Hagë gjatë javëve në vijim.
Fillimisht në gjykatë ka dëshmuar për 3 ditë me radhë, ish-zyrtari amerikan, James Rubin, i cili u shpreh se Thaçi prveçse një përfaqësues politik i Kosovës në Konferencën e Rambujesë, ai nuk kishte asnjë autoritetet për të marrë vendime në emër të UÇK-së.
Dëshmitari i radhës ishte ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës, Paul Williams, i cili dhe njëherë konfrmoi se Hashim Thaçi nuk merrte vendime apo irmoste marrëveshje pa marrë aprovimin e komandatëve të ushtrisë.
Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së ka nisur që prej vitit 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime njerëzimi e prej vitesh mbahen të izoluar në dhomat e paraburgimit në Hagë.