Te Fundit

Gjyqi në Senat/ Prokurorët që hetuan Bill Klinton, do të mbrojnë Trumpin


               Publikuar në : 09:34 - 18/01/20 |
el ida

Ekipi që do të mbrojë Presidentin amerikan, Donald Trump, në seancën e senatit ku diskutohet shkarkimi i tij, do të përfshijë prokurorët specialë të përfshirë në përpjekjen për “impeachmentin” e Bill Klintonit.

Trump do të përfaqësohet nga Ken Starr dhe Robert Ray, që kanë hetuar Klintonin, si dhe Alan Dershowitz, ish-profesor i së drejtës në universitetin Harvard.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe avokati personal i zotit Trump, Jay Sekulow, pritet të kenë rolet kryesore në ekipin e mbrojtjes, ndërsa anëtarë të tjerë të ekipit do të jenë Jane Raskin, i cili ishte pjesë e ekipit ligjor të presidentit gjatë hetimit mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhje drejtuar nga ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Sipas agjencisë “Associated Press” ekipi ligjor i Presidentit Trump do të përfshijë gjithashtu dhe ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës dhe aleaten e zotit Trump, Pam Bondi.

Presidenti Trump akuzohet për abuzim me detyrën dhe pengim të hetimeve të Kongresit. Senati amerikan e nisi gjyqin ditën e enjte me betimin e senatorëve që do të shërbejnë në proces si gjykatës, ndërsa gjyqi nis ditën e martë të javës së adhshme./Opinion.al

Pas