-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj UÇK/“Prokuroria gënjeu që në fillim kur tha se ishte gati për gjykim”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:05 - 01/06/22 |
Opi Nion

Pas arrestimit të katër figurave të larta të UÇK-së, Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ishte shprehur për fillimin e shpejtë të procesit gjyqësor ndaj tyre, duke thënë se ajo do të ishte e gatshme më së largu në verën e vitit 2021.

Ky qëndrim i Prokurorisë, sipas ekipeve mbrojtëse, po përdorej për ta pamundësuar lirimin me kusht të të akuzuarve.

Prokurori Jack Smith kishte thënë se ishin të gatshëm që gjykimi të fillonte më së voni në shtator të vitit 2021.

Por, tashmë ka kaluar një vit e gjysmë dhe gjykimi ende s’ka filluar.

Një dokumentar i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut, i titulluar “Devijimi Special”, sjell deklaratën e Avokatit të ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, sipas të cilit, Prokuroria, që nga fillimi, ka gënjyer Gjykatën, kur rezistuan ndaj kërkesës për lirim të përkohshëm të të akuzuarve, në pritje të gjykimit.

“Prokuroria, që nga fillimi — le ta themi këtë në mënyrën më diplomatike të mundshme — ka pasur një marrëdhënie rastësore ekstreme me të vërtetën. Ata ju gënjyen fare në fillim kur rezistuan ndaj kërkesës sonë për lirim të përkohshëm, në pritje të gjykimit, dhe ju bindën juve që këta burra t’i mbani në arrest…”.

“Çdo tik-tak i orës, çdo sekondë, tani, përderisa këta burra janë në arrest, duhet të peshojë rëndë në mendimin tuaj, i nderuar Gjykatës”.

Në të kundërtën, i gjithë ky institucion po shfaqet si një turp. Po shfaqet si një institucion në të cilin Prokuroria është e lirë të arrestojë njerëz edhe kur nuk e ka idenë se cili është rasti i tyre, janë të lirë që ta gënjejnë Gjykatën në mënyrë të përsëritur dhe të shpëtojnë pa u ndëshkuar.E megjithatë, bota po shikon, dhe ne jemi në një situatë ku Gjykata ka filluar të duket e menaxhuar jashtëzakonisht keq në dëm të të pandehurve individualë që mbahen në paraburgim”,ka deklaruar Ben Emmerson. / Opinion.al

Pas