Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi ndaj Trump mund të ndikojë në zgjedhjet e 2020-ës

2020/01/22 at 6:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqi ndaj Trump mund të ndikojë në zgjedhjet e 2020-ës

Presidenti Donald Trump ka hyrë tashmë në histori si presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit janë ngritur akuza për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve.  Duke qenë se gjasat janë që gjyqi në Senat të nxjerrë atë jofajtor, ai shpreson të vendosë një tjetër rekord historik duke u bërë presidenti i parë i akuzuar për shkarkim që do të fitojë sërish zgjedhjet.


Teksa vijon procesi i shkarkimit, fushata për zgjedhjet presidenciale 2020 ka hyrë në një fazë kritike. Ndërsa përballet me akuzat për shkarkimin e tij, Presidenti Donald Trump parapëlqen t’i kujtojë bazës së mbështetësve të tij se çfarë do të përcaktohet në zgjedhjet e 2020-tës.

“Ne po jua kthejmë pushtetin juve, popullit amerikan. Me ndihmën tuaj, me përkushtimin dhe nxitjen tuaj, do të vazhdojmë të punojmë; do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë të fitojmë dhe të fitojmë!”, u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Mbështetësit e Presidentit Trump nuk kanë nevojë për t’i bindur.

“Mendoj se ka punuar për të gjithë vendin. Ai po lufton për të gjithë ne çdo ditë. Nuk di si ja del të arrijë gjithçka, por po e bën. Shumë mirë për të dhe për ne”, thotë Nancy Freye, mbështetëse e Presidentit Trump.

Por në Uashington, një proces më solemn kushtetues mund të ketë një impakt të madh mbi shpresat e Presidentit Trump për t’u zgjedhur.

“Do të bëni drejtësi të paanshme bazuar mbi Kushtetutën dhe ligjet. Zoti ju ndihmoftë”, u shpreh gjatë betimit të senatorëve Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Senati është shndërruar tashmë në një trupë gjyqësore për Presidentin Trump. Ata do të dëgjojnë çështjen e paraqitur nga ligjvënësit demokratë, të cilët akuzojnë se Presidenti Trump i bëri presion Ukrainës për ta ndihmuar të rizgjidhet.

“Me këtë lloj sjelljeje, Presidenti Trump ka demonstruar se do të vazhdojë të jetë kërcënim për Kushtetutën, nëse do të lejohet të vazhdojë në detyrë”, tha Ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Gjyqi ka ngjallur protesta nëpër korridore.

Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, thotë se vendimi do të ketë pasoja shumë të mëdha për Presidentin Trump dhe për vendin.

“Pesha e historisë, sytë e historisë, i ndjeni se janë mbi ju”, tha Senatori Schumer.

Pritet që Presidenti Trump të shfajësohet nga Senati dhe të vazhdojë në detyrë.

“Shumë presidentë. Disa të mirë, disa jo aq të mirë. Por, juve keni një (president) të mirë tani. Megjithëse po përpiqen ta shkarkojnë. A mund t’u besoni dot syve?”, u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Por, nga mënyra si do të zhvillohet gjyqi, mund të ndikohen shanset e presidentit për t’u rizgjedhur, thotë analisti John Fortier.

“Niveli i tij i miratimit nuk ka rënë, por nuk janë shifra të larta. Ai ka mbështetje të fortë nga baza e tij republikane, por vështirësohet ta shtojë atë. Pra, ai është nën pritshmëritë për një president që dëshiron të rizgjidhet”, thotë John Fortier, i Qendrës për Politikat Dypartiake.

Presidentin Trump do ta ndihmojë ndoshta ekonomia e fortë dhe reputacioni se zhvillon një fushatë elektorale të ashpër, thotë Jim Kessler.

“Nuk do ta nënvlerësoja. Ai ka qenë gjithnjë president jopopullor. Ai ishte një kandidat jopopullor, por që i kthen goditjet shumë mirë”, thotë Jim Kessler, i organizatës “Third Way”.

Akuzat ndaj presidentit do të jenë një faktor për shumë votues në muajin nëntor, thotë Hans Noel.

“Do të ketë të bëjë me nëse Trump del i pafajshëm apo jo, apo nëse shkeljet që kanë lidhje me të do të jenë aq të këqija, sa që votuesit ta heqin me votë”, thotë Hans Noel, i Universitetit Georgetown.

Fati i Presidentit Trump në Senat do të vendoset brenda javësh. Një gjykim përfundimtar nga zgjedhësit amerikanë do të jepet në nëntor./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
“Konsumon kokainë në lokal”, Lefter Alla: Video-montazh,PD më shantazhon

"Konsumon kokainë në lokal", Lefter Alla: Video-montazh,PD më shantazhon

Haradinaj: Nuk na ka kontaktuar askush për qeverinë e re nga Vetëvendosje

Haradinaj: Marrëveshja për linjën ajrore nuk heq taksën për Serbinë

Grekët protestë për emigrantët nga Lindja e Mesme

Grekët protestë për emigrantët nga Lindja e Mesme
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com