Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi i Shullazit/ Dëshmon ish-kreu i Hipotekave: Si takova në kafe Ylvi Beqajn dhe Shullazin

2017/09/26 at 2:40 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi i Shullazit/ Dëshmon ish-kreu i Hipotekave: Si takova në kafe Ylvi Beqajn dhe Shullazin

Ish-kreu i hipotekave, Ilirjan Muho ishte dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij. Muho rrëfeu para gjykatës për takimin e tij me Shullazin, pak ditë pas regjistrimit të pronësisë së ish-hotel “Vollgës” nga hipoteka e Durrësit.

Emiliano Shullazi nuk mori pjesë në seancën e së martës ndaj tij dhe grupit tek Krimet e Rënda, ku përfaqësohej nga avokati. Për këtë shkak i pandehuri nuk u përball në sallën e gjyqit me ish-kreun e Hipotekave, dëshmitarin Ilirjan Muho. Ish-zyrtari i lartë rrëfeu para gjykatës takimet me Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja, pak pasi Hipoteka e Durrësit kishte regjistruar si pronë të tyre ish-hotel Vollgën. Dëshmitari tha se regjistrimi i pronës ishte bërë në një kohë që ai ishte me pushime. 

Disa ditë më vonë Muhos i ishte kërkuar një takim nga Shullazi dhe biznesmeni Beqja.

“Pasi jam kthyer nga pushmet kam kërkuar takim me zv.drejtorin e Hipotekave, Hysenbelliu dhe drejtorin e hipotekës së Durrësit. Jane vene ne dijeni qe Besnik Hysenbelli kishte firmosur nje shkrese qe i jepte ok Hipotekes se Durresit per te vijuar veprimet, qe ta hipotekonin “Vollgën”. Pasi jam njohur me rastin, kam vendosur qe edhe pse ishte regjistruar “Vollga” ne hipoteke kam pezulluar veprimet, duke mos lejuar tjetërsimin e prones, pavaresisht se ajo ishte regjistruar ne emër te Beqajt. Pasi kam bere kete veprim jam telefonuar nga Ylvi Beqaj dhe Shullazi, te cilet me kane kerkuar nje takim. Fillimisht me kane thene do vish per kafe dhe ky ka vajtur te qendra “Globe” ne nje lokal aty prane dhe aty i ka vene ne dijeni qe jane pezulluar veprimet, qe nuk lejohet tjetersimi i prones. Pas tri ditesh ka ardhur Ylvi Beqaj ne zyre bashke me nje avokat dhe ka sjelle dokumentacionin. Pasi jam njohur me dokumentet ja kam lene zyres juridike. Nderkohe jam telefonuar edhe nga Alban Dabulla, te cilin e kam pritur ne zyre ne prani te drejtoreshes juridike dhe drejtorit te Hipotkes se Durresit, dhe zv.drejtorit te Hipotekes, Hysenbelliu. Gjate diskutimit, Dabulla ka dale jashte kontrollit duke share dhe ofenduar drejtorin e Hipotekes se Durresit, Ergysin. Situata u perkeqesua dhe ne kete moment kam kerkuar qe Dabulla te nxirrej jashte”, tha ish-kreu i Hipotekave Muho.

Dëshmitari saktësoi se pezullimi kishte skaduar në përfundim të afatit 30-ditor. Në takimet e mëvonshme që kishte pasur me biznesmenin Beqja, Muho tha se ai nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim në lidhje me Shullazin.

Ndërsa dëshmitari Fehmi Zaka tregoi për konfliktet mbi pronësinë e një garazhi të djalit të tij Jani Zaka tek ish-parku. Dëshmitari tregoi se nuk e dinte vendodhjen e të birit, i larguar nga vendi pas shpërthimit me eksplozi në këtë parking në shkurt 2015. Në sallën e gjyqit, Zaka nuk përmendi ndonjë kërcënim nga Shullazi. Në dëshminë e dhënë prej tij gjatë hetimit, Fehmi Zaka kishte pohuar se para largimit ne vendi i biri i kishte treguar kërcënimin nga Shullazi.

“Ai i kishte thënë të kalonte pronësinë e parkingut në emër të Blerim Shullazit”, kishte pohuar dëshmitari. Seanca vijoi me dëshmitarë të tjerë të akuzës.

Emiliano Shullazi dhe katër të bashkëpandehurit e tij akuzohen për “gjobëvënie”, “kanosje” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Etiketa: gjyqiIlirjan Muhoshullazi

Ju sugjerojmë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
Aktualitet

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

24 Nëntor, 2025 11:16 am
Para
10 vendet ku duhet të bëni të paktën një herë seks me partneren

10 vendet ku duhet të bëni të paktën një herë seks me partneren

Ndahet nga jeta përkthyesi i shquar, Afrim Koçi

Ndahet nga jeta përkthyesi i shquar, Afrim Koçi

Era Istrefi krijon miqësi me Paris Hilton

Era Istrefi krijon miqësi me Paris Hilton

TE FUNDIT

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
24 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur,...

Lexo më shumë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të ndërmarra në lidhje me protestën që PD zhvillon përpara Kryeministrisë për...

Lexo më shumë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
24 Nëntor, 2025

Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur punën për largimin e shkëmbinjve qe ranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com