-U tha në Opinion

Gjyqet ndaj Becchettit, Mandija: 4 milionë euro për mbrojtjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:16 - 06/04/21 |
el ida

Ish-Avokate e Përgjithshme e Shtetit Ledina Mandia, duke folur për çështjen e Shqipërisë në arbitrazh përballë biznesmenit Franceso Becchetti, tha se shteti ynë ka edhe tre çështje të tjera me këtë biznesmen, dy prej të cilave në arbitrazhin tregtar.

“Është konsideruar cenim investimi ndaj investitorit të huaj, dy çështje janë në Paris dhe një në Strasburg, arbitrazh tregtar”, tha Mandija.

E pyetur për mbrojtjen e Shqipërisë në këto procese, ajo u shpreh: “Në bazë të ligjit, Shqipëria përfaqësohet nga ana e Avokatit të Shtetit. Në momentin që Avokati i Shtetit nuk mundet, atëherë kjo bëhet përmes avokatëve të huaj që kontraktohen nga ana e shtetit shqiptar. Ne rastin e zotit Becchetti, në arbitrazhin e investimeve është kontraktuar një studio angleze e cila ka kontraktuar një studio shqiptatre dhe që janë paguar rreth 4 milionë euro”./Opinion.al

Pas