Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjylja e vjetër gjermane në Akropol dhe një sherr i ri shqiptaro-grek

2016/11/03 at 5:28 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sa kushton një sherr rruge

Nga Lorenc Vangjeli


Në historinë serioze thonë se ka ndodhur në motin e largët 1687. Një artilier gjerman, nga një lartësi pranë Akropolit, qëlloi me topin e tij për llogari të venecianëve dhe kundër turqve. Gjylja e rëndë goditi tavanin e ngrehinës së mermertë që ishte shndërruar në depo baruti për garnizonin turk dhe e hodhi në erë atë. Dy ditë e dy net vazhdoi zjarri që e la gjysëm të shkatërruar monumentin e famshëm. Pak a shumë në pamjen e sotme, pavarësisht kohës që ka kaluar, grabitjeve, por dhe restaurimeve të shumta.

Një monument fatkq i aksiomës se çfarë bën momenti edhe mbi monumentet shekullore.

Goditja e topit ishte një moment që bëri bashkë në një teatër luftimi grekë e shqiptarë që banonin aty, turq që i kishin pushtuar të dy palët, venecianë që donin të zëvendësonin pushtuesin dhe gjermanë që luftonin në emër të pushtuesit modern një pushtues më anakronik. Edhe sot nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në të njëjtën copë tokë, ku sërish vërtiten si në një shoqëri kozmopolite, normale dhe evropiane, pak a shumë të njëjtët aktorë, të të njëjtave gjuhë, por me role të ndryshme.

Historia është një lloj lavjerësi. Popuj, kombe dhe fati i tyre herë shkon mbarë, herë më keq. herë kanë ditë të bardha, herë netë që duket se nuk mbarojnë kurrë. Në Ballkanin që ka shpikur vetë historinë, kjo është një histori e përsëritur. Edhe kur e djeshmja tentohet të bëhet udhërrëfyese e të sotmes.

Pak a shumë këtë gjë bëri nja 300 e kusur vjet më pas kryeministri Rama në Tiranë. Ai u zhyt thellë në histori dhe bëri një paralelizëm mes Athinës së dikurshme dhe Himarës së sotme. Duke publikuar në fillim të javës një gravurë të vjetër të Athinës, të vitit 1670, Rama citoi një princ, përmendi një shqiptar dhe një venecian që kishin  jetuar në kohë të ndryshme; sipas të parit deri në fillim të shekullit të shkuar Athina fliste shqip, ndërsa i dyti kishte negociuar me të tretin për të mos shkatërruar një nga monumentet më domethënës të njerëzimit. Por siç thotë historia, Akropolin më shumë se vandalët, koha, grabitjet, por dhe restaurimet e gabuara, e ka dëmtuar artilieri gjerman. Dhe po të kihet parasysh roli i stërnipërve gjermanë të artilierit përgjatë krizës greke në kohë moderne, pushtimin e dikurshëm të bërë në Luftën e Dytë Botërore, apo dhe dëmshpërblimet e “mohuara” të asaj lufte, atëherë skenari funksionon plotësisht. Në Ballkan, një gjë e tillë meriton të quhet me plot gojën konspiracion. Si i tillë ai besohet plotësisht sepse në këto vise, më shumë se tek mishi, njerëzia beson ende tek fantazmat. Dhe as Shqipëria, as Greqia, nuk i shmangen dot përcaktimit fatal që ju vjen në historinë e sotme nga gjeografia e vjetër: ajo që i vendos me shpinë nga malet dhe me këmbët në det.

Nëse do t’i hysh në zemër dikujt në Ballkan, ka vetëm dy mënyra, ose lëvdoje, ose shaji fqinjin. Gjithçka tjetër, qoftë dhe marrëdhëniet njerëzore e deri tek ato diplomatike këtej e andej kufirit, duket se i përmbahet këtij parimi. Në këto ditë, ka pasur një spirale inkandeshente tensioni mes Tiranës dhe Athinës. Një fakt i të përditshmes u shty me një kuturisje historike dhe kjo është vetëm një pjesë e rrugës së deklaratave dhe kundërdeklaratave. Nuk ka nisur me Himarën, por nuk mbaron as me Akropolin kjo tendosje që më shumë se shtëpinë e fqinjit, synon shtëpitë vetjake dhe hallet reciproke brenda shtëpisë së secilit. Duke përdorur artilerinë historikisht më të rëndë të mundshme dhe më të rrezikshme në Ballkan: historinë e të shkuarës dhe opinionet e ngritura nga optika të ndryshme.

Në Himarë po bëhet një plan rregullues. Disa banesa apo biznese do të shëmben për t’i hapur rrugë rrugës së zhvillimit. Prona është e shenjtë, por shpronësimi lejohet kurdoherë për një interes publik dhe kurdoherë në këmbim të një shpërblimi të drejtë. Ky parim kushtetues, që nuk është shpikje shqiptare, por është model fare i zakontë i botës së qytetëruar, nuk merr parasysh mbiemrin në çertifikatën e pronës së destinuar për t’u prishur. Mjafton që procedurat të jenë të rregullta. Për çdo pakënaqësi, basti mes pronarit të shpronësuar dhe entit që bën shpronësim, shkon në gjykatë. Këtu duhet të mbaronte çdo debat, por pikërisht këtu, nis një tjetër debat që dëshmon dhe njëherë nervat e acaruara në segmentin Tiranë-Athinë. E nis Athina me një reagim të shproporcionuar duke paralajmëruar për mosprishjen e banesave të “minoritarëve grekë në Shqipëri” duke e quajtur veprimin e papranueshëm dhe se nëse “Shqipëria dëshiron të antarësohet në bashkimin Evropian duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti… gjithë banorët pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, citohet një deklaratë e ministrisë së jashtme greke. Që përtej gjuhës diplomatike, në gjuhën praktike përkthehet se nëse vazhdohet me shëmbjen e objekteve, do të ketë një pengesë greke në rrugën e Shqipërisë drejt Brukselit. Një kërcënim tërësisht i pavend dhe i habitshëm. Nëse nuk do të konsiderohej si një kundërpeshë e llogaritur keq për çështjen Çame, tashmë shumë më e pranishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Përgjigja shqiptare është në proporcion me të. Ambasadorja greke thirret për shpjegime në ministrinë e jashtme dhe zëdhënësi i saj thotë se “…deklaratat e përsëritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës”. Zyrtarisht Tirana thotë se tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e rrethanave mund të mirëkuptohen vetëm “…si një mesazh i destinuar për tregun e brendshëm”.

Deri në këtë moment, shkëmbimi i deklaratave mes diplomatëve që jua do profesioni të jenë elegantë, është i kuptueshëm. Por për një të përpjetë të re nervash mendoi vetë kryeministri. Duke u zhytur në histori dhe duke cituar histori të diskutueshme të së shkuarës, me të gjitha gjasat duke menduar të sotmen, Rama lëshoi një brez që nga ana tjetër e kufirit e shkelën pa hezitim. Zyrtarisht me ngazëllim. Mediatikisht me naivitet. Duke rikujtuar se mes popujsh, cilëtdo qofshon ata, nuk mund të ketë ndonjëherë dashuri dhe duke harruar se interesat e dobisë reciproke, janë gjithçka që mund të bashkojnë fqinjët.

Ende nuk dihet se deri ku do të shkojë shqiptari i pazakontë, të cilit i “shërben” si shofer “byrazeri” Ergodan dhe që i kujton “afendikoit” grek se koha kur “fqinji i pasur i tregonte arat fqinji të varfër ka marrë fund”.

Pavarësisht se çfarë do të thotë Rama të enjten në Kuvend, pavarësisht me gjasë dhe shpjegimit të tij të papritur dhe befasues, por brenda stilit të tij për deklaratën me Akropol, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës do të vazhdojnë të paguajnë taksën e fjalës. Që në Ballkanin që ëndërron të mburret dhe të dëgjojë si shahet fqinji, thuhet gjithmonë e para. Duke u zgjedhur si rregull fjala më e rëndë. Njëlloj si gjylja e gjermanit mbi mermerin e lashtë grek, mbushur me barut turk që Rama thotë se e shpëtoi nga rrënimi një shqiptar katolik, i cili me gjasë luftonte nën flamurin e islamit otoman kundër çlirimpushtimit venecian./Java

 



Ju sugjerojmë

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit
Rajoni

Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit

28 Qershor, 2025 8:36 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Para
Hixhabi pjesë zyrtare e policisë në Skoci

Hixhabi pjesë zyrtare e policisë në Skoci

Kombinimi i hatashëm! Nëse pini për një vit mjaltë me limon, do ju ndodhin këto gjëra…

Kombinimi i hatashëm! Nëse pini për një vit mjaltë me limon, do ju ndodhin këto gjëra…

Rama në Parlament: Greqia të heqë ligjin e luftës

Bushati: Debati i hapur me Greqinë kalkulim pervers i Ramës
















TE FUNDIT

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
28 Qershor, 2025

Në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, Kina kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla. Kjo ndikoi edhe në kompanitë...

Lexo më shumë

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
28 Qershor, 2025

Në zonën e Dajlanit në Shkodër po vijon puna për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit. Lajmin...

Lexo më shumë

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
28 Qershor, 2025

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se vendbanimi më i vjetër në Evropë, me moshë deri në 8 mijë vjet, gjendet...

Lexo më shumë

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
28 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendos në favor të dekretit të Presidentit amerikan Trump për kufizimin e së drejtës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com