Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burg shtetasin iranian Mousa Jaberibar, i cili u shpall fajtor për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj minorenëve.
Për shkak se iraniani e ka pranuar akuzën, ndaj tij u zhvillua gjykim i shkurtuar dhe përfundimisht dënimi ndaj tij reduktohet në 2 vjet burgim.
Mousa Jaberibar u arrestua nga policia në mars të këtij viti, pas denoncimit nga prindërit e një djali 11-vjeçar, i cili e ka identifikuar iranianin si personin që e kishte ngacmuar dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale.
Shtetasi iranian ka mbërritur në Shqipëri me një grup muxhahedinësh, por nuk është pjesë e tyre. Ai jetonte në zonën e Unazës së Re.
*foto ilustruese