Tre persona janë dënuar me 13 vjet burg për prostitucion dhe pastrim parash.
Gjykata Themelore e Ferizajt ka marrë vendimin se tre të akuzuarit të dënohen me 13 vjet burg, si dhe t’u konfiskohet pasuria në vlerë prej 1.5 milion euro.
Shtetasit, A.A, I.R dhe A.Xh, akuzohen për organizim të rrjetit të prostitucionit në motelin “Nata”.
Përveç organizimit të prostitucionit, të pandehurit janë ngarkuar edhe me veprën penale “pastrim parash” dhe “krim i organizuar”, njofton Gjykata Themelore në Ferizaj.