Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata vendos kthimin e mjetit, OPGJ nuk e zbaton e fyen qytetarin

2022/06/29 at 9:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata vendos kthimin e mjetit, OPGJ nuk e zbaton e fyen qytetarin

Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Para dy vitesh ai mori rastësisht në mjetin e tij Wolsvagen në Ballsh një person. Policia gjen drogë në mjet. Personi tjetër është dënuar me burg, Francesko me shërbim prove.

Atij, duhet t’i kthehen sendet e gjetura në mjet bashkë me mjetin. Por oficeri i policisë gjyqësore të prokurorisë së Fierit, Çlirim Myzaferaj nuk po ia kthen mjetin.

Denoncuesi: Ju kam thirrur se kam një problem me OPGJ-në, me kthimin e sendeve më është bllokuar makina para 2 vjetësh. Kur kam qenë në fshat nga tokat po kthesha në shtëpi dhe kam marrë një person të cilin e njoh si fytyrë por nuk e kam shok. Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lëndësh narkotike e cila i përkiste Saimir Bregasit i cili ishte me mua në makinë. Jam akuzuar për drejtim mjeti në gjendje jo të rregullt dhe kam marrë 1 vit detyrim paraqitje dhe më është bllokuar dhe makina. Unë dua që të më kthehet mjeti sepse unë mjetin e përdor për arsyet e mia shëndetësore. Kam probleme të theksuara.

Avokati i shtetit i thotë se po e mbron se po zihet me OPGJ Myzaferaj për çështjen e tij.

Gazetari: Ndjesë për shqetësimin. Jam gazetar i emisionit “Stop” në TV Klan.

Avokati i shtetit: Po! Ça problemi kishe?

Gazetari: Desha të më orientosh me këtë rastin e djalit 23-vjeçar Françesko Zylalaj që nuk po i ktheht ende mjeti?

Avokati i shtetit: Mos më merr në telefon mua! Mbylle telefonin! Mos më merr mua  në telefon! Në rregull? Mirupafshim!

Pas komunikimit me gazetarin e emisionit “Stop”, ka komunikuar dhe vëtë denoncuesi me avokatin e shtetit.

Françesko Zylalaj, denoncues: E ka emrin Nexhip Dauti.

Avokati i shtetit:  S’ke pse ia jep numrin e telefonit tim personave të tjerë!

Francesko Zylalaj, denoncues: Po si pse? Pse nuk duhet ta jap? Për çfarë arsye?

Avokati i shtetit:  Po të mbroj. Vajta u zura me oficerin për ty. Çfarë do që të bëj tjetër?

Avokati i shtetit:  Që të më marrësh në telefon mua, duhet të marrësh një miratim nga klienti!

Gazetari: Ai ma dha mua.

Avokati i shtetit:  OPGJ, ky zotëria që ka marrë detyrën këtu, i kam thënë: “Ktheja mjetin”! “Po jo, nuk ka ardhur dosja”.

I thashë: “Të lutem, ktheji mjetin, ktheja dokumentat, vazhdo procedurat”! Tani, nuk e bën. Shko, pyet atë të të sqarojë ai. I kam thënë: “Mos luaj me qytetarin, ke një urdhër ekzekutimi, vazhdo procedurën…!”

Vetë OPGJ i thotë qytetarit se është duke gjurmuar ku ndodhet pjesa e provave përveç një automjeti.

OPGj, Çlirim Myzaferaj: Unë tani jam duke gjurmuar ku ndodhet pjesa e provave përveç një automjeti, dhe në momentin që do të më vihet në dispozicion nga gjykata ose nga Drejtoria Vendore që kush e posedon atë lloj prove unë do të bëj kthimin e sendit. Po pres kthim përgjigje nga gjykata dhe nga Drejtoria Vendore. U kam bërë shkresat.Duhet të ketë… në datën 23 është me datat e mia.Urdhri i ekzekutimit ka dalë në Prill. Unë jam i prokurorisë.

Françesko Zylalaj, denoncues: Ti nuk më ke thënë, që duhet të shkoj te Drejtoria Vendore.

OPGj Çlirim Myzaferaj: I kam thënë babait.

Françesko Zylalaj, denoncues: Ti, babain tim s’e ke takuar, se ne të kemi pritur ty dhe ti nuk na ke pranuar.

Gazetari: Si je? Më duhet pak oficeri i policisë gjyqësore, z.Çlirim Myzaferaj!

Zyra e Informacionit: Andrelin, të lutem, bëj një kërkesë me shkrim tani dhe do ta protokolloj e do të të kthej përgjigje për çdo informacion!

Gazetari: Unë kërkesën me shkrim nuk do e bëj, vetëm se ju do i transmetoni Çlirimit, oficerit të policisë gjyqësore të lëvizë pak nga karrigia, mos ta ngrohë, se është edhe vapë tani! Të lëvizë dhe ta bëjë punën sic duhet oficeri, dhe të gjithë oficerët e policisë gjyqësore!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
Kryesore

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025 10:14 am
SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
Bota

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

14 Dhjetor, 2025 9:09 am
Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kronikë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

14 Dhjetor, 2025 9:05 am
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Vuçiç: Dialog me Kosovën nuk ka

Vuçiç: Dialog me Kosovën nuk ka

Masakra me 130 viktima, Franca dënon autorin me burgim të përjetshëm

Masakra me 130 viktima, Franca dënon autorin me burgim të përjetshëm

TE FUNDIT

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
14 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka bërë sot një bisedë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur pyetjeve të...

Lexo më shumë

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
14 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kthimin e ministres Belinda Balluku në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
14 Dhjetor, 2025

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur politikë, mes tyre aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit...

Lexo më shumë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
14 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Metalurgjiku’, për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Në kuadër të këtij operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com