Gjykata Supreme e Polonisë deklaroi se vendi mund të largohet nga Bashkimi Evropian, për shkak të nacionalistëve në pushtet, të cilët kanë në plan të miratojnë disa ligje që prekin sistemin e drejtësisë.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se ligjet mund të jenë në kundërshtim me ligjin evropian dhe do të përkeqësojë tensionet ekzistuese midis Brukselit dhe partisë qeverisëse të Polonisë, Ligji dhe Drejtësia.
“Kontradiktat midis ligjit polak dhe ligjit të BE-së, sipas të gjitha gjasave do të çojnë në një ndërhyrje nga institucionet e BE-së për shkelje të traktateve të BE-së, dhe në perspektivë më të gjatë do të çojnë në largimin nga Bashkimi Evropian”, tha Gjykata Supreme e Polonisë në një deklaratë.
Kujtojmë se BE-ja e ka akuzuar qeverinë për politizimin e gjyqësorit që nga koha kur ajo erdhi në pushtet, në vitin 2015, ndërsa kjo e fundit pretendon se reformat e saj janë të nevojshme për ta bërë sistemin gjyqësor më efikas.
Polonia u bashkua me BE-në në vitin 2004 dhe mbështetja e publikut për anëtarësim mbetet e fuqishme./Opinion.al