Gjobat e Bashkisë së Tiranës ndaj Partisë Demokratike për protestat e datës 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj janë shfuqizuar të gjitha nga Gjykata Administrative e Tiranës.
Me vendimin e datës 6 Nëntor 2019, Gjykata Administrative ka konstatuar se Bashkia e Tiranës ka shkelur ligjin duke gjobitur padrejtësisht Partinë Demokratike. Sipas gjykatës, subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimit. Prandaj dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të rrëzojë të gjitha gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda muajit ku Bashkia e Tiranës ka humbur betejat ligjore në gjykatë me Partinë Demokratike. Më datë 4 Nëntor gjykata shpalli të paligjshme edhe gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës për protestën e datës 16 Shkurt 2019. /Opinion.al