Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, të Lulzim Bashës që janë bërë në kongresin e 17 korrikut 2021.
Më 13 dhjetor të vitit të kaluar kreu i Partisë Demokratike dërgoi në gjykatë ndryshimet statutore të ndërmarra më 17 korrik në mbledhjen e parë të Kuvendin Kombëtar të PD.
Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Ndërkohë deri më tani gjykata nuk ka dhënë asnjë datë në lidhje me shqyrtimin e dy Kuvendeve që u mbajtën në 18 Dhjetor nga kreu Lulzim Basha dhe nga ana tjetër kuvendi i 11 Dhjetorit i zhvilluar nga Sali Berisha me mbështetësit e tij.