Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar vendimin gjykatës e cila vendosi të regjistrojë statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit 2021 të thirrur nga vetë ai.
Pak para nisjes së mbledhjes së grupit të Rithemelimit Berisha tha se nuk mund të ishte ndryshe, ndërsa mesazhi i tij për demokratët është bashkimi.
“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe po ti thuhet e drejtë jo e drejtë. Mesazhi për të gjithë demokratët është bashkim, bashkim, bashkim”, tha Sali Berisha përpara se të hynte në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit.
Komisioni i Rithemelimit po zhvillon një mbledhje pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu zyrtarisht Kuvendin e PD të 11 Dhjetorit./Opinion.al