Aktualitet

Gjykata njohu 11 Dhjetorin, Alibeaj:Vendim në nivelin e skandalit, do e ankimojmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 25/03/22 |
Opi Nion

Pas regjistrimit nga gjykata të statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit, ka reaguar kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj.

“Jemi njohur tani nga mediat me vendimin që ka marrë gjykata. Me njohuritë e media juridike, për mua është një vendim në nivelin skandalit. Gjyqtari vetë pak kohë më parë ka deklaruar njohjet  veta, anësinë e vetë në këtë proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen.

PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Është i fundit kuvend që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje, ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë. Vendimi i sotëm është vendim ndaj të cilit ne do të ushtrojmë ankim”, tha Alibeaj.

Pas