Te Fundit

Gjykata në Hagë refuzon ekstradimin e Arben Frrokut


               Publikuar në : 16:53 - 12/02/19 |
el ida

Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi është për arsye politike.

Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.

Sipas Gjykatës së Hagës, dënimi që i është dhënë në Shqipëri, është dhënë bazuar mbi motive politike duke shtuar se Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij.

Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë, dhe më Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri të Arben Frrokut, por ky i fundit deklaroi se nuk duhet të ekstradohet në Shqipëri sepse kërcënohej nga gjakmarrja./Panorama

Pas