Aktualitet

Gjykata miraton kërkesën e Prokurorisë, dënohet me 5 vjet burg Elton Kila


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 24/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Elbasanit, miratuar ditën e sotme kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për dënimin e Elton Kilës.

Kujtojmë se Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrimit të disa pasurive në emër të tij dhe familjarëve.

Elton Kila është dënuar vite më parë në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, vendim që u njoh gjithashtu edhe në Shqipëri. Ndërkohë që në Shqipëri ai u hetua edhe për krim ekonomik për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” lidhur me dënimin në shtetin italian.

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit”

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan miratoi sot kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Elton Kila u dënua me 5 vjet burg, pasi mori një dënim të reduktuar për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrimit të disa pasurive në emër të tij dhe familjes së tij.”

Pasuritë e sekuestruara: 

Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018,për sekuestro preventive për pasuritë:

Një ndërtesë 5-katëshe, me  sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan

Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan

Një sipërfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.

Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k./Opinion.al

Pas