(Foto: Krenar Behari)
Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-shefin e Krimeve, Krenar Behari, arrestuar dy ditë më parë me kërkesë të prokurorit Arjan Ndoja, për moszbatim të udhërit të tij.
Prokurori Ndoja i kishte kërkuar hetimin në gjendje të lirë të një personi të përfshirë në një konflikt, por Behari e ka arrestuar.
Mësohet se prokurori e ka cilësuar arbitrar veprimin e Beharit dhe ka kërkuar arrestimin e tij, duke e akuzuar për shpërdorim detyre.
Mirëpo, ditën e sotme, gjykata pasi verifikoi kushtet e masës së arrestit dhe dëgjoi palët, vendosi masë sigurie “detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore”.