Aktualitet

Gjykata lë në burg tre kushërinjtë që kërcënuan dy policët në Fushë-Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 24/08/20 |
Al Do

Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre kushërinjtë që dje u arrestuan nga policia pas konfliktit që patën me dy efektivët e burgut të Fushë-Krujës.

Ardian Shera, Berti Shera dhe Elton Shera, të tre banues në fshatin Nikël, u lanë në burg për kërcënim të efektivëve të policisë.

Ata thanë se qëllimi i tyre ishte t’i ndërronin qelinë një të burgosuri dhe për këtë arsye u lindi debati me rojen dhe specialistin e informacionit të burgut të Fushë-Krujës. Pretendimi i tyre është se nuk ka patur konflikt fizik me policët por vetëm debat.

Për të ndihmuar Ardianin dhe Bertin, Elton Shera shkoi në vendngjarje dhe i ndihmoi të largoheshin përkohësisht. Por nga verifikimet rezultoi se Elton Shera ishte i dënuar për drogë, por gjendej jashtë pasi kishte përfituar për shkak të pandemisë dhe duhet të qëndronte në shtëpi./ Opinion.al

Pas