Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gentian Çollakun, 45-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë me akuzën e nxitjes së akteve terroriste.
Gentian Çollaku u vu në pranga nga Antiterrori me kërkesë të SPAK, pas një hetimi i cili kishte nisur në Shkurt të 2021.
45-vjeçari ndante në Facebook postime në të cilat bëntë thirrje për dhënë dhe u dilte në mbështetje imamëve të dënuar për terrorizëm, të cilët rekrutonin luftëtarë për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.
Postimet e tij në një nga profilet datojnë që në vitin 2015.