Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg 18 vjecarin Daniel Drobaj. Ai dyshohet nga policia dhe prokuroria si personi që hodhi kapsollën ndaj polices 24 vjecare që mbeti e plagosur në protestën përpara parlamentit. Avokati Alfred Duka mohoi akuzat dhe tha se nuk ka prova të mjaftushme se është pikërisht Danieli ai që hodhi kapsollën ndaj polices Ina Nuhu.
Po kështu gjatë seancës për masën e sigurise që u zhvillua me dyer të mbyllura, Danieli ka pretenduar se ndaj tij është ushtruar dhune ne polici kur eshte arrestuar.