Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, në seancën e sotme që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta u shpreh se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo kanë konflikt interesi në shqyrtimin e kësaj çështje. Ai tha se ata duhet të dorëhiqen.
Ndërkohë pas kërkesës së bërë nga pala përfaqësuese e Presidentit, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesat për gjyqtarët në mënyrë individuale.
Gjykata Kushtetuese vendosi qe pretendimi për Vitore Tushen të rrëzohet. Sipas Gjykatës për qëndrimin e saj përtej afatit 9-vjeçar, shkaqet e paraqitura janë të pabazuara në Kushtetutë.
Ndërkohë, për gjyqtaren Marsida Xhaferrllarit Kushtetusja vendosi që kërkesa është haptazi e pabazuar. Sipas gjykatës pretendimi për organizimin e shortit dhe afateve janë te pabazuara. Po ashtu, Meta kërkoi edhe përjashtimin si relator të çështjes të Përparim Kalos, kërkesë të cilën Gjykata e rrëzoi.
Gjithashtu janë rrëzuar kërkesat edhe për përjashtim të gjyqtarëve të tjerë./Opinion.al