Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Në ankimin e depozituar, Koka kërkonte shfuqizimin e dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, duke i quajtur ato si antikushtetuese.
Ish-ministri Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor me vendim të GJKKO-së për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.
Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.
Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marr shtatorin e vitit të shkuar.