Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit për qeverinë

2020/05/01 at 7:09 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit për qeverinë

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 30 prill ka njoftuar se ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Menjëherë pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit.

Njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Thaçi më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së, si partia e dytë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit.

Kurti dhe presidenti Thaci kanë këmbyer një varg letrash, në të cilat Thaçi i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes, Kurtit, emrin e kandidatit të ri për kryeministër.

Kurti në anën tjetër ka thënë se nuk po refuzon dërgimin e emrit të ri, ndonëse ka thënë se ai dhe partia e tij janë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve, pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

Skena politike në Kosovë: Fyerje dhe kërcënime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar të premten se partia e tij do të respektojë çdo vendim që merr Kushtetuesja për këtë çështje.

“Në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne nuk do të lëvizim në Kuvend fare, por do ta presim që ajo ta marrë vendimin përfundimtar, ne nuk do ta shkelim asnjë rast as një procedurë të Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Mustafa.

Një ditë më parë kjo parti ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që më 2 maj të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme për formim të qeverisë së re.

Procedurat për formimin e qeverisë së re pasojnë iniciimin e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja kundër qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në mesin e arsyeve për ngritjen e mocionit janë përmendur marrëdhëniet që së fundmi ka Kosova me Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

Negociatat për koalicion

Pasi presidenti Thaçi ka deklaruar se Vetëvendosje ka refuzuar që të dërgojë emrin e mandatarit për kryeministrin e ardhshëm, LDK-ja nisi bisedimet me partitë tjera për të formuar qeverinë e re.

Kjo parti deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për koalicionin qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe Listën Serbe. Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka thënë se ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje edhe me Aleancën Kosova e Re, ndonëse diçka e tillë nuk është zyrtarizuar. REL

Ju sugjerojmë

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

3 Qershor, 2025 5:46 pm
Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri
Sport

Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

3 Qershor, 2025 5:36 pm
Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën
Sport

Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

3 Qershor, 2025 5:28 pm
Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan
Bota

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan

3 Qershor, 2025 4:48 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Para
Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Britani

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Britani

Rama publikon hartën, ja zonat e gjelbërta me rregullat e reja të lëvizjes

Rama publikon planin e rihapjes: Do ndryshojë nëse...

Pezulloi dekretin, Thaçi dhe LDK respektojnë vendimin e Gjykatës

Pezulloi dekretin, Thaçi dhe LDK respektojnë vendimin e Gjykatës

TE FUNDIT

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
3 Qershor, 2025

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se “Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e saj”...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
3 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani”...

Lexo më shumë

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
3 Qershor, 2025

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës...

Lexo më shumë

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

Modriç largohet nga Real Madrid
3 Qershor, 2025

Për moshën nuk premton të ardhme, por për emrin dhe eksperiencën mund të jetë njeriu I duhur në misionin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com