Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin, zyrtarja e BE: Problemet e marrëveshjes Rama-Meloni me ligjet europiane

2023/12/15 at 10:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin, zyrtarja e BE: Problemet e marrëveshjes Rama-Meloni me ligjet europiane

Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Këshilli Europian për refugjatët dhe mërgimtarët,(ECRE -European Council on Refugees and Exiles) me qendër në Bruksel, ka shprehur rezerva lidhur me një sërë ҫështjesh që paraqesin nenet e marrëveshjes Rama-Meloni.


Ky protokoll parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse në Shqipëri për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme që kapen në det, para se të shkelin tokën italiane.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) ta pezullojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Parlament. Dy fraksionet kundërshtare të PD, më të madhes në opozitë në Shqipëri, u bashkuan bashkuan duke e çuar marrëveshjen Rama-Meloni në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së saj.

Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Europian për Refugjatët dhe të Mërguarit, (ECRE-European Council on Refugees and Exiles) mendon, se në nenet e marrëveshjes në fjalë ka një informacion shumë të kufizuar: ”Ka shumë pak detaje se çfarë do të ndodhë në 2 qendrat pritëse të ngritura në Shqipëri, cili është qëllimi i tyre dhe sesi do të menaxhohen ato. Marrëveshja përfshin të gjithë referencat standarde lidhur me të drejtat e njeriut, por nuk ka asnjë informacion sesi do të respektohen këto të drejta. Qendrat janë nën juridiksionin italian në territorin shqiptar më tepër sipas “modelit australian” sesa atij mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës,” thotë Catherine Woollard në një prononcim ekskluziv për DW.

Cilat janë problemet ligjore që paraqet kjo marrëveshje?

“Ligji aktual i BE nuk lejon zbatimin ekstra-territorial të procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare të azilit dhe kthimit. Sipas këtij ligji ky proces duhet të kryhet në territorin Italian”, thotë për DW, Catherine Woollard.

Ajo thekson që kryerja e procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare në territorin e Shqipërisë, “nuk mundëson garantimin e respektimit të procedurave dhe shkel të drejtat e Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut, të BE-së”.

A është i ligjshëm përdorimi automatik i paraburgimit?

Marrëveshja Rama -Meloni duket se parashikon paraburgimin automatik të refugjatëve që do të mbërrjinë në qendrat pritëse në Shqipëri. “Kjo është e paligjshme. Periudha e qëndrimit nuk mund të jetë më e gjatë se ajo e lejuar nga kuadri ligjor në Itali. Kur përfundon, ata nuk lirohen në Shqipëri, por largohen nga territori shqiptar. Pa dyshim, nga përshkrimi i qendrave pritëse në marrëveshjen Rama-Meloni, ato janë qendra paraburgimi dhe do të konsiderohen si të tilla sipas jurisprudencës kombëtare dhe asaj të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Përveç nevojës për një vlerësim individual kushtet e tjera –  aksesi në të drejta, kujdesi për shëndetin, dinjiteti – për një përdorim të ligjshëm të paraburgimit nuk ka gjasa që të jenë të plotësuara”, thotë për DW Catherinë Woollard.

A ka shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit?

Devijimi i operacioneve të Kërkim- Shpëtimit drejt Shqipërisë lë hapësira për shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit.

“Sipas këtij ligji ekziston detyra  që njerëzit e shpëtuar të transportohen dhe zbarkohen në një vend të sigurt. Nuk është e qartë nëse Shqipëria është një vend i sigurtë, për shembull, për viktimat e trafikimit, që  ka shumë mes atyre që shpëtohen në Detin Mesdhe. Nuk është e qartë gjithashtu që transporti i tyre në Shqipëri për të qenë të paraburgosur do të thotë të jenë në një vend të sigurtë. Ndërkohë që sipas Konventës së Kërkim-Shpëtimit, njërëzit duhet të transporohen në vendin më të afërt të sigurtë.” thotë për DW, Catherinë Woollard.

A ka sfida lidhur me legjislacionin kombëtar të Shqipërisë?

“Po, mund të ketë sfida ligjore në Shqipëri. Pavarësisht pretendimeve në marrëveshjen Rama-Meloni që këto qendra do të jenë nën juridiksionin Italian, ligji shqiptar do të vazhdojë të zbatohet. Sipas ligjit ndërkombëtar, nuk është e mundur që një shtet të lëshojë juridiksionin mbi një pjesë të territorit të tij për qëllimet e këtij protokolli. Shqipëria është gjithashtu e lidhur me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka miratuar gradualisht legjslacionin e BE-së duke përfshirë edhe azilin. Njerëzit do të ishin nën juridiksionin italian, do të ishin në tokën italiane. Ata mbeten gjithashtu nën juridiksionin shqiptar”, thotë për DW Catherine Woollard.

A mundet Italia të mbështesë Shqipërinë në procesin e hyrjes në BE?

Në këmbim të gatishmërisë së Shqipërisë për të ngritur në territorin e saj dy qendra pritëse për 36 mijë refugjatë në vit, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka deklaruar që Italia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e hyrjes në BE.

“Italia premton atë që nuk është një dhuratë e saj ndaj Shqipërisë. Marrëveshja sjell përfitime të ndryshme financiare dhe diplomatike për Shqipërinë.  Ajo është një mbështetje për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, që është një politikë e udhëhequr nga Komisioni Europian”, thotë Catherine Woollard.

Pretendimet e dy fraksionet kundërshtare të PDdhe pezullimi i protokollit nga Gjykata Kushtuetuese

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) të pezullojë ratifikimin në Parlament të marrëveshjes Rama -Meloni, të njohur si “Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Dy fraksionet e PD, pretendojnë që marrëveshja Rama-Meloni është arritur “në mungesë të plotë të transparencës, në mosrespektim të procedurës së negociimit dhe nënshkrimit. Ajo është një marrëveshje që prek territorin e Shqipërisë dhe të drejtat themelore, dhe si e tillë  kërkon autorizimin e Presidentit të Republikës.”

Sipas Qeverisë së Shqipërisë,protokolli në fjalë synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane. Autoritetet shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të refugjatëve të strehuar në strukturat që do ndërtohen për të kryer vetëm procedurat kufitare apo ato të riatdhesimit.

Edhe pse Këshilli i Ministave të qeverisë Rama e ka miratuar marrëveshjen Rama-Meloni, fatin e saj do ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese në 18 janar 2024./DW

Etiketa: edi ramaGiorgia Meloni


Ju sugjerojmë

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Bota

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

28 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
Bota

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

28 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri
Rajoni

Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri

28 Dhjetor, 2025 1:58 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime

28 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Rajoni

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

28 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

28 Dhjetor, 2025 1:45 pm
Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Rajoni

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor, 2025 12:53 pm
Para
10 fakte të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet

10 fakte të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet

EMRAT/ Kokainë, para dhe armë në lokal, arrestohen 4 persona në Tiranë

EMRAT/ Kokainë, para dhe armë në lokal, arrestohen 4 persona në Tiranë

Ndëshkohen me gjoba tre subjekte në Berat, Shkodër dhe Vlorë: Nuk plotësonin kërkesat ligjore

Ndëshkohen me gjoba tre subjekte në Berat, Shkodër dhe Vlorë: Nuk plotësonin kërkesat ligjore
















TE FUNDIT

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
28 Dhjetor, 2025

Aktorja legjendare franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, sipas një deklarate të fondacionit të saj. Një simbol...

Lexo më shumë

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
28 Dhjetor, 2025

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të...

Lexo më shumë

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
28 Dhjetor, 2025

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e...

Lexo më shumë

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
28 Dhjetor, 2025

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën shënuan të parët ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com