Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Kushtetuese, Meta publikon listën me 6 aplikantë të rinj

2019/10/22 at 9:29 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Meta reagon pas Komisionit: Institucioni i Presidentit i pamposhtur

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpallur ditën e sotme listën e aplikantëve për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.


Vakanca u krijua pas përfundimit përpara kohe te mandatit, të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj. Ndërkohëm në njoftimin e Presidencës janë publikuar dhe emrat që kanë shfaqur interes  për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i Presidencës:

Institucioni i Presidentit të Republikës, bën me dije se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kishin shprehur interesin për konkurim, ngelën në garë vetëm 2 (dy) kandidatë të lejuar për kandidim.

Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi informacionin dhe njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, miratoi menjëherë:

– Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (18.10.2019), rezulton se për këtë vakancë kanë aplikuar dhe kanë shprehur ineteresin shtetasit e mëposhtëm:

Zoti Dedë Kasneci

Zoti Envi Hicka

Zoti Prelë Martini

Zoti Shaqir Hasanaj

Zoti Vasil Bendo

Zonja Vjosa Bodo Mujo

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin nr.137, datë 21.09.2019 të pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
Aktualitet

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

17 Tetor, 2025 1:35 pm
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Bota

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

17 Tetor, 2025 1:18 pm
Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
Aktualitet

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

17 Tetor, 2025 1:13 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

17 Tetor, 2025 1:10 pm
Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
Bota

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

17 Tetor, 2025 12:36 pm
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

17 Tetor, 2025 12:18 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

17 Tetor, 2025 11:06 am
Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit
Bota

Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit

17 Tetor, 2025 11:05 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

17 Tetor, 2025 10:05 am
Para
Ambasada e SHBA publikon videon: Çfarë është BKH?

Llalla, Dako e Doshi/14 shqiptarë “non grata",paralajmëron ambasada e SHBA

Opinion/ A do të kthehet djali shqiptar nga Siria?

Opinion/ A do të kthehet djali shqiptar nga Siria?

Kosovë/ Pse po vonohet shpallja e rezultatit të zgjedhjeve?

Kosovë/ Pse po vonohet shpallja e rezultatit të zgjedhjeve?
















TE FUNDIT

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
17 Tetor, 2025

Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka kursyer nga akuzat Presidentin Bajram Begaj, të cilin...

Lexo më shumë

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
17 Tetor, 2025

Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një...

Lexo më shumë

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
17 Tetor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese një ditë pasi ajo bëri interpretimin final për kohëzgjatjen e mandatit të secilit...

Lexo më shumë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
17 Tetor, 2025

Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë që vijnë dhe të investojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com