Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Kushtetuese, KED i dërgon Presidentit emrin e Sonila Bejtjas

2020/12/28 at 4:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata Kushtetuese, KED i dërgon Presidentit emrin e Sonila Bejtjas

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar presidentit, Ilir Meta, emrin e Sonila Bejtes për vakancën e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Bejtja garonte për vakancën e shpallur nga presidenca në 22 nëntor 2019.


Sipas procedurës, tashmë pritet veprimi i presidentit Ilir Meta nëse do të dekretojë Sonila Bejten si gjyqtaren e 7-të Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se me dekretimin nga Presidenti Meta të gjyqtarit Altin Binaj dhe Përparim Kalo, u krijua kuorumi i nevojshëm ligjor për rinisjen e veprimtarisë vendimmarrëse të Gjykatës Kushtetuese që pas ndërprerjes në mars të vitit 2018.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.

Në njoftimin për media KED, thotë se në mbledhjen e zhvilluar janë diskutuar dhe marrë edhe një sërë vendimesh si:

1.Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2.Miratimi e ekspertit për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

3.Ndërprerjen e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar, Z Altin Binaj.

4.Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së lejuar: Zj. Sonila Bejtja.

5.Zhvillimi i intervistës me kandidatin e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019; Zj. Sonila Bejtja.

6.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.

7.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Në mbledhjen e sotme të KED merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës.

Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, KED diskutoi paraprakisht mbi përfundimin e procedurës së vlerësimit për secilin prej kandidatëve që kanë shprehur interes për plotësimin e këtij vendi kakant në Gjykatën Kushtetuese, si edhe me faktin se kanë kaluar afatet e ankimit për kandidatët e ndaluar.

Pas miratimit të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi shpalljen e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

KED, vijoi më pas me miratimin e ekspertit për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi, përfundimin e procedurës së, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Z. Altin Binaj, për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019.

Këshilli vijoi më intevistimin e kandidatës tjetër, Zj. Sonila Bejtja e cila është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimevebëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës.

KED vijoi me miratimin e vendimit mbi listën përfundimtare të renditjes dhe raportit përkatës, i cili do t’i dërgohet menjëherë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë./Opinion.al

Etiketa: gjykata kushtetueseKEDSonila Bejtja


Ju sugjerojmë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Para
Covid/Më shumë se 11 mijë raste aktive në vend, gjysma e tyre në Tiranë

COVID në Shqipëri/ 318 raste të reja dhe 11 viktima

Detaje/ Pjesë e grupit terrorist, policia maqedonase arreston 8 persona

Detaje/ Pjesë e grupit terrorist, policia maqedonase arreston 8 persona

Dinamo mbetet pa trajner, Fabricio Kamarata largohet nga ekipi

Dinamo mbetet pa trajner, Fabricio Kamarata largohet nga ekipi
















TE FUNDIT

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
29 Tetor, 2025

Ish-ylli i Manchester City dhe Real Madrid, Robinho, ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu, prej kohës filloi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com