Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy mjekët e arrestuar pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova.
Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit, për dhënien e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Nga ana tjetër, dy avokatët e mjekëve kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientëve të tyre, pasi e quajnë një masë të jashtëligjshme.
Rexhina Debrova ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, pas lindjes së fëmijës. Sipas autopsisë, shkak për këtë gjë ishte bërë mpiksja e gjakut.
Ndërkohë, familjarët e saj kanë qenë të pranishëm jashtë gjykatës duke kërkuar burgosjen e mjekëve, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për vdekjen e Rexhina Debrovës./Opinion.al