Aktualitet

Gjykata jep masat: Lirohet e dashura e Nuredin Dumanit. Burg për 40-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 02/04/22 |
Opi Nion

Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë për të dashurën e Nuredin Dumanit si dhe 40-vjeçarin Henrik Hoxhaj i cili u arrestua para pallatit ku fshihej Dumani.

Me kërkesë të Prokurorisë  gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Hoxhajn dhe detyrim paraqitje për 20-vjeçaren M.Hajdini, e dashura e Nuredin Dumani.

Hoxhaj sipas Prokurorisë akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe pengim i zbardhjes së ngjarjes. Në momentin e arrestimit atij i është kapur edhe një pistoletë pa leje të cilën e mbante me vete.

Policia e Shtetit arrestoi të martën më 29 Mars të shumkërkuarin Nuredin Dumani, në një banesë në katin e 4-ët të një pallati në lagjen “Apollonia” në Fier./Opinion.al

Pas