Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor, për dy të akuzuarit lidhur me vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e 29 Nëntorit.
Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola e kanë mohuar se janë të përfshirë në ngjarje, por gjykata ka vendosur që ata duhet të qendrojnë në qeli deri sa prokuroria të mbyllë dosjen hetimore dhe ta dërgojë për gjykim./Opinion.al